3.5 metra i gjatë, peshkaqeni “dhelpër” del në bregdetin e Orikumit

0
2

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në bregdetin e Orikumit, ku një peshkaqen me gjatësi prej 3.5 metrash ka dal në bregun e detit.

Nga indetifikimet e bëra për këtë peshkaqen, thuhet se kjo specie i përket llojit “dhelpër” e cila njihet për përmasat e konsiderueshme që ka.

Peshkatarët të cilët e kanë kapur treguan se ky peshkaqen ka rënë dhe më herët në rrjetat e tyre në bregdetet jugore.

Zakonisht ky lloj peshkaqeni nuk rri asnjëherë në afërsi të bregut të detit, por gjithmonë lundron deri në 70 metra thellësi në det.

FOTO-LAJMI/ 3.5 metra i gjatë, peshkaqeni “dhelpër” del