Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 14 majit, Policia e Shtetit, ka nisur me marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Burime bëjnë me dije se për garantimin e qetësisë, ditën e zgjedhjeve pritet që të përfshihet gjysma e efektivëve të policisë së shtetit. Më shumë se 6000 forca të rendit janë të perfshirë duke filluar që nga dita e zgjedhjeve transportimi i katerialeve zgjedhore, e më pas gjatë procesit të numërimit.
Për sigurimim e 5213 qendrave të votimit dhe 92 vendeve të numërimit burime nga policia bëjnë me dije se janë bërë të gjitha përllogaritjet për efektivët që do jenë prezent për garantimin e sigurisë, për transportimin me automjete, pajisjeve, armatimin e policve e deri dhe garantimin e të drejtës së votës per to.