Trageti A-Ships i linjës Brindisi-Vlorë, mesditën e sotme ka pësuar ‘Block out’ total. Pak pasi ka lënë brigjet e Brindisit, duke u nisur për në Vlorë trageti ka pësuar bllokim total të funksionimit.
Mijëra pasagjerë që gjenden në traget janë duke u zbarkuar për tu kthyer sërish në Brindisi. Trageti u nis mesditën e sotme dhe ende nuk është gjetur zgjidhja se çfarë do të ndodh me mijëra pasagjerët që ndodhen në bord.
Pasagjerët po kthehen në port dhe pritet tu komunikohet një zgjidhje nga kompania. Mirëpo në Brindisi nuk ka traget të lirë për ti rinisur pasagjerët në Shqipëri. E vetmja mundësi është që të niset një tjetër traget i kësaj kompanie nga Vlora për të marr pasagjerët në Brindisi.
Mirëpo edhe kjo zgjidhje do i lërë pasagjerët me orë të tëra në pritje. Sipas informacioneve, fatmirësisht bllokimi i sistemit lundrues të tragetit ka ndodhur pranë brigjeve të Italisë dhe jo në mes të detit.