Përkujdesi ndaj fëmijëve është një proces shumë kompleks, i cili i vendos prindërit para shumë përgjegjësive dhe një vigjilence absolute 24 orë në 24 orë. Por jo gjithmonë arrijnë të kenë situatën nën kontroll. Mjafton një moment i humbjes së vëmendjes dhe fëmija juaj mund të gjendet në një situatë të rrezikshme siç është mbytja.
Në qoftë se fëmija juaj rrezikon të mbytet, çdo sekond mund të jetë i shtrenjtë ndaj ndërhyni sa më shpejt që është e mundur. Në artikullin e sotëm do t’ju njohim me tre veprimet që s’uhet të bëni pasi mund të përkeqësoni situatën. Së pari duhet të dini se bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes nuk janë të gjitha njëlloj, disa prej tyre janë të pjeseshme, kurse të tjera të tjera janë të plota. Kur bllokimi është i pjesshëm, buzët e fëmijës janë në ngjyrë blu mavi, ai kollitet dhe shtrëngon fytin për të treguar që ka diçka që s’shkon. Këta janë reagimet e para fiziologjike të tij për të sinjalizuar prindërit se ka diçka që nuk shkon. Trupi i tij reagon në mënyrë instiktive dhe ju duhet të reagoni në kohë. Këta janë tre veprimet që nuk duhet të bëni kurrë në rast se fëmija juaj rrezikon të mbytet:
– Nuk duhet ta ktheni kurrë fëmijën me kokë poshtë. (Koka është pjesa që peshon më shumë në trupin e tij dhe kur e ktheni me kokë poshtë rrezikoni që t’i krijoni fraktura në kockat e qafës.)
– Nuk duhet të vendosni kurrë një dorën në gojë dhe me tjetrën të shtrëngoni fytin. (Kur një fëmijë po mbytet, ai ka nevojë për ajër dhe jo t’ia bllokoni atë.)
– S’duhet t’i jepni ujë në ato momente. (Ky veprim mund të përkeqësojë situatën. Uji nuk depërton atë që ka gëlltitur fëmija duke krijuar kështu një tjetër bllokim të frymëmarrjes.)
living