3 krime të çuditshme ndodhin në Elbasan

0
483

DVP Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas, 14 dhe 15 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me njëri-tjetrin, 14-vjeçari ka goditur me përforcues grushti, shtetasin 15 vjeç dhe e ka dëmtuar atë lehtë.

Sendi i kundërligjshëm (përforcues grushti) u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. P., 18 vjeç, banues në Elbasan (sipas deklarimeve të familjarëve 18-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi gjatë natës, në qytetin e Gramshit, ka dëmtuar me mjet prerës, gomat e disa automjeteve të parkuara. Shtetasja M. S., 33 vjeç, dyshohet se si pasojë e problemeve të shëndetit mendor, është vetëdëmtuar me mjet prerës, në banesë. 33-vjeçarja, pasi ka marrë asistencë mjekësore, ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./elbasani flash