3 milionë euro drogë në shtëpi, arrestohen dy shqiptarë në Itali

0
101

Në kuadër të një hetimi nga autoritetet e Bolonjas, për trafikimin e drogës në zonë, skuadra antidrogë ka pikasur një 29-vjeçar shqiptar i cili ishte vëzhguar prej kohësh nga policia, i cili është takuar më pas me bashkëatdhetarin e tij 29-vjeç, të cilët kanë shkëmbyer një zarf në makinë.

Kjo ka mjaftuar për autorietet të cilat kanë ndërhyrtë dhe kanë ndaluar dy shtetasit, ku më pas kanë kryer kontrolle fizike në banesën 28-vjeçarit, në të cilën janë gjetur rreth 5 kilogramë kokainë. Më pas, karabinierët kryen një kontroll fizik në banesën e 29-vjeçarit, në të cilën janë gjetur rreth 24 kilogramë kokainë dhe rreth 439 kilogramësh hashash. Vlera e llogaritur në treg e kësaj sasie droge nga autoritetet ishte rreth 3 milionë euro.

Në shtëpinë e tij, gjithashtu u gjetën edhe 11 mijë euro cash, një armë zjarri pistoletë me municione, gjithashtu dhe një çelës apartamenti. Në bazë të informacioneve të mëparshme nga policia, ata arritën të gjenin banesën përkatëse të çelësave të gjetur, ku në apartament të cilët ata ua kishin dhënë me qira disa shqiptarëve të tjerë, u gjetën dhe 50 mijë euro të tjera cash.

Ata u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bolonjes. Sipas medieve italiane, mbi dy shqiptarët rëndojnë akuzat e posedimit dhe trafikimin të drogës dhe armëve të zjarrit. Ata ndodhen në paraburgim ku do të presin dënimin nga gjykata