Një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë ditën e djeshme pasi në fshatin Vidhisht të Roskovesit, 61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë të fejuarin e djalit të tij, Merushe Hazizin dhe më pas u vetëvra.
Por ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit ku Hoxha do të prehet në fshatin e tij në Vidhishtë, ndërsa 30-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat pranë familjes së saj në fshatin Suk 1.
Në njoftimin për e ceremonisë mortore në Suk 1 bie në sy mungesa e fotos së 30-vjeçares Merushe Hazizit e cila u masakrua me thikë nga Xhevahir Hoxha i cili nuk pranonte që djali i tij Fatjoni ta merrte për grua për shkak se ajo më parë kishet qenë e martuar dhe me tre fëmijë.
Në ceremoninë mortore janë 3 fëmijët e Merushe Hazizit të cilët me buqeta me lule në duar shoqërojnë makinën e funeralit drejt vendit ku vendit do prehet trupi i saj i pajetë. Qerime Hoxha, gruaja e 61 vjeçarit Xhevahir Hoxha, tha se vrasja kishte ndodhur në kuzhinë dhe më pas 61 vjeçari nëkishte dalë nga shtëpia pa folur fare derisa më pas u gjet i vetëvarur në pemë.