Rreth 300,000 njerëz kanë mbetur të pastrehë pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit, tha sot guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud.
“Rreth 300,000 njerëz kanë mbetur pa shtëpi,” tha Abboud.
Në deklaratë, ai ju referua gjithashtu një raporti të vitit 2014 që paralajmëronte mundësinë e një shpërthimi në kryeqytet sepse substancat shumë eksplozive nuk ishin ruajtur siç duhet për të garantuar sigurinë publike.
“Ne kemi humbur gjithashtu 10 anëtarë të shërbimit të zjarrit në Bejrut, dhe dëmi është midis tre dhe pesë miliardë dollarë, ndoshta edhe më shumë,” tha Abboud.
Ai tha se më shumë se gjysma e qytetit ishte goditur nga shpërthimi.
Më shumë se 100 njerëz u vranë dhe rreth 4,000 u plagosën në një shpërthim të tmerrshëm në një port në Bejrut të martën.
Ajo pjesë e qytetit është shkatërruar, shumë ndërtesa janë dëmtuar rëndë.
Ora news