31-vjeçarja përplas me makinë burrë e grua, ja si paraqitet gjendja e çiftit të bashkëshortëve

0
589

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Zogu i zi” ku një 31-vjeçare ka përplasur me makinë dy këmbësorë. Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi”, Fier, shtetasja D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.