34 vjeçari injoron ‘arrestin në shtëpi”, del e shëtit me pistoletë të mbushur

0
131

Një 34 vjeçar është arrestuar në rrugën “Hoxha Tahsim” pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se I.K, banues në Tiranë kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.