Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:45, automjeti me drejtues shtetasen M.N., ka aksidentuar shtetasen Z.M., 56 vjeçe, e cila lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”. 56-vjecarja është dërgur në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.