3,5 ton drogë e importuar nga Shqipëria, Italia lëshon urdhër arrest për dy anëtarët e grupit të “Habilajve”

0
131

Policia italiane ka lëshuar pesë urdhra arresti për 2 shqiptarë dhe 3 shtetas italianë.

Bëhet fjalë për 2 shqiptarët Nazar Seiti dhe Maridian Sulaj që njihen si pjesëtarë të grupit kriminal të “Habilajve” dhe italianët Angelo Busaça, Anonino Riela, Vincenzo Spampinato.

Ata janë nën hetim për pjesëmarrje në grupe kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake.

Ata janë nën hetim për trafikim ndërkombëtar droge dhe armëmbajte pa leje , grupi kriminal sipas raportimit të mediave italiane operonte kryesisht në zonën e Katanias, Raguzës dhe Sirakuzës dhe droga e ardhur, kryesisht marijuanë importohej nga Shqipëria.

Tonelata droge nga Shqipëria

Veprimtaritë hetimore të kryera nga njësitë e specializuara antidrogë kanë çuar në sekuestrimin e rreth 3.5 ton marijuanë, cash dhe kallashnikov. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 24 persona.

Në operacion është përfshirë edhe policia shqiptare dhe Interpoli, të cilët kanë arritur të konstatojnë lëvizjen e 4 tonëve lëndë narkotike të tjera nga grupi.

Grupi “Habilajve” u godit në Tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane.

Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në mediet e vendit fqinj të dosjes së përgjimeve të grupit “Habilaj”nga prokuroria italiane, ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

/abcnews.al/