35-vjeçari gjendet në afërsi të banesës, dyshohet për vetëvarje (EMRI)

0
478

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 në fshatin Luar, Këlcyrë është gjetur 35-vjeçari Erald Pashollari në afërsi të banesës së tij. Policia dyshon që mund të jetë vetëvarje, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Detaje: Burime bëjnë me dije se Erald Pashollari, 35 vjeçari është divorcuar disa ditë më parë nga bashkëshortja si dhe njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Këlcyrë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. P., 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.