Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren ku një grua 35 vjeçare ka bërë padi në policinë e Prizrenit per dhunim seksual.
Ajo kishte shkuar për të pushuar në një motel dhe një burrë kishtë hyrë në dhomë dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj ndërkohë që gruaja kishte qënë 4 muajshe shtatzënë.
Gruaja e kishte fshehur këtë ngjarje të rëndë nga bashkëshorti i saj për dy muaj. 44-vjeçari i cili dyshohet se e dhunoi gruan shtatzënë, është pronar i motelit ku dyshohet të ketë ndodhur rasti, ndërkaq viktima dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar për një kohë në objektin e të dyshuarit.
I dyshuari është intervistuar nga policia të hënën, por nuk i ka pranuar akuzat që 35-vjeçarja i ka hedhur mbi të.
“Prizren Mars-2021. Viktima femër kosovare me 03.05.2021 ka raportuar se në kohën e cekur (nuk dihet data e saktë) i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin,” njoftoi policia.
(E.H/Faxweb.al)