Policia ka rrestuar një 21-vjeçar në Vlorë. Ai ka kanosur përmes telefonit një 38-vjeçare se do i publikonte foto intime. 38-vjeçarja ka bërë denoncimin në Policinë e Vlorës, duke treguar se 21-vjeçari e ka kanosur se do i publikonte foto intime dhe se i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri. Pas kallëzimit, policia ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale G. M..
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Përndoqi një 38-vjeçare dhe e kanosi atë nëpërmjet telefonit, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.