39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

0
17

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person.

Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen “Popullore” të Shijakut, ai ka dëmtuar me hanxhar xhamin e automjetit të shtetasit D.Ç, 55 vjeç dhe më pas e ka goditur fizikisht.

Autori, tashmë i arrestuar e ka kërcënuar me hanxharin për ta vrarë. Policia sekuestroi mjetet prerëse, një thikë dhe një hanxhar.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga një 39-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 39 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

GEAR Sh.p.k