Zjarr i madh në kullotat e Njësise Administrative Odrie-Bashkia e Gjirokastres.
Forcat zjarrëfikëse të Gjirokastrës nën drejtimin e Pëllumb Shalarit kanë operuar në terren për gjashtë orë rrjesht derisa bënë të mundur shuarjen e flakëve që kishin gjeneruar në fshatin Labovë.
Flakët kërcënonin banesat ndaj u vlerësua situata duke shmangur rrezikun dhe shtimin e forcave zjarrëfikese në terren. Sipas vlerësimit paraprak bëhet fjalë për 4 ha kullotë e djegur.
Ndërkaq drejtuesi i PMNZSH Gjirokastër Pëllumb Shalari shprehet se duhet të tregohet kujdes dhe përkushtim të shtuar nga të gjitha institucionet, në të gjitha nivelet si dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgatitjes së qytetarëve për tu përgjigjur në kohë ndaj situatave.