Georgina Rodriguez ndiqet nga më shumë se 30 milionë ndjekës në “Instagram”.
Partneri i saj Cristiano Ronaldo, ka një pasuri me vlerë rreth 600 milionë euro, duke qenë se është një nga futbollistët më të mirë të historisë.
Por, kaq nuk është mjaftueshëm për Georgina Rodriguez.
“Shumë njerëz e dinë se kush jam, por pak më njohin”, thotë në mënyrë enigmatike partnerja e Cristiano Ronaldos, në një dokumentar në “Netfilx” mbi jetën e saj.
Në 6 seritë e tij, shihen jahte, avionë privatë, supermakina sportive dhe bizhuteri të shumta me vlerë marramendëse.
Dikur shkonte në punë me autobus, përpara se të binte në sy të Ronaldos.
Sot, ajo nget një Bugatti, thotë se dashuron “dimantët e mëdhenj” dhe premton se kurrë më në jetën e saj nuk do të udhëtojë me avionë të zakonshëm, pasi është mësuar me avionin privat prej 45 milionë eurosh të futbollistit portugez.
© SYRI.net