
Një konflikt ka ndodhur në fshatin Bishnicë të Korçës, ku 4 persona: 38-vjeçari me inicialet A.L, 25-vjeçari me inicialet B.G, 23-vjeçari me inicialet E.K dhe 27-vjeçari me inicialet A.T dyshohet se kanë dhunuar një 49-vjeçar.
Së bashku me ta, është proceduar dhe i biri i 49-vjeçarit, 21-vjeçari me inicialet G.E, pasi ka përplasur automjetin e parkuar në rrugë të 25-vjeçarit me inicialet A. L.
Njoftimi i Policisë: DVP Korçë/ -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
A. L., 38 vjeç; B. G., 25 vjeç; E. K., 23 vjeç; A. T., 27 vjeç banues në Tiranë pasi në fshatin Bishnicë, gjatë një konflikti dyshohet se kanë goditur me grushte një 49-vjeçar. Gjithashtu filloi procedimi penal edhe për shtetasin G. E., 21 vjeç, banues në fshatin Bishnicë (djali i 49-vjeçarit) pasi me automjetin e babait të tij, ka përplasur automjetin e parkuar në rrugë të shtetasit A. L., duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
