4 raste të reja me COVID-19 në Elbasan (Detaje)

0
259

Në përditësimin e saj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në qarkun e Elbasanit sot janë konfirmuar 4 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një çift bashkëshortesh dhe dy djem të rinj njëri prej të cilëve jeton në Tiranë.Ende nuk dihet menyra se si janë infektuar.

Aktualisht në qarkun e Elbasanit janë 17 persona aktivë me COVID19.

Ishp Elbasan është duke vijuar testimet në terren për të identifikuar raste të dyshuara.

Kujtojmë që një ditë më parë u konfirmua pozitiv me koronavirus shefi i qarkullimit rrugor ne Elbasan duke e çuar në 2 numrin e personave të infektuar ne D. V. P Elbasan.

Elbasaniflash.al