4-vjeçarja thyen rekordin për ngjitjen e Everestit në moshën më të re

0
98

Zara Sifra është 4-vjeçarja që arriti të ngjitej në kampin bazë të Malit të Everestit. E shoqëruar nga babai i saj dhe vëllai i madh 7 vjeç, Zara mundi të përshkuajë një udhëtim prej 170 miljesh deri në kampin bazë të Everestit.

Babai u shpreh se vajza e tij ka një gjendje shumë të mirë fizike dhe shtoi se gjatë ngjitjes ajo nuk pati probleme në ecje.

4-vjeçarja edukohet në Malajzi, për të cilën i ati thotë se e ka ndihmar shumë atë të stërvitet për të kryer këtë ecje sa sfiduese aq edhe aventureske.

Zara arriti të thyejë rekordin botëror, pasi u bë më e reja në moshë që ngjitet në Everest. Më parë ky rekord mbahej nga Prisha Lokesh Nikajoo, e cila ishte 5 vjeç kur bëri ngjitjen e parë në Everst vitin e shkuar.