41 kg heroinë në makinë, 31-vjeçari lihet në burg: Po i çoja motrës një porosi, nuk kisha dijeni për drogën

0
215

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për 31 vjeçarin, Armando Papa që u arrestua duke  transportuar 41 kg heroinë. Papa kishte mohuar se kishte dijeni që në mjetin me të cilin po udhëtonte gjendej sasia e lëndës narkotike.

Në seancën e sotme ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për ti dërguar një porosi motrës së tij, dhe se pakot me heroinë mund tja kenë vendosur në makinë pa dijeninë e tij.

Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që papa të hetohet për një tjetër masë sigurie pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe duhet që të marrë trajtim mjekësor. Gjithashtu pala mbrojtëse ka kërkuar që të kryhet ekspertimi i lëndës narkotike për të parë nëse bëhet apo jo për heroinë.

Papa ka përfunduar në prangat e policisë pas operacionit “Fusha e Kuqe”, hetuesit kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e të riut dhe se lëndën narkotike e ka marrë nga shtetasi Rolland Guzi që kishte rolin e tyransportuesit.

Ky person është shpallur në kërkim. Droga me vlerë mbi gjysmë milioni euro  transportohej me një automjet tip Benz që drejtohej nga 31 vjeçari Papa.