41-vjeçarja vret veten në Berat! Para aktit vetëflijues, lajmëroi vëllanë dhe i kërkoi të varrosej në fshatin e saj

0
195

Fostoksina merr jetë njeriu sërish! 41-vjeçarja me iniciale Sh. K. nga fshati Bilce i Beratit i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë pasi kishte konsumuar tri kokrra fostoksinë.

Nëna e dy fëmijëve të mitur pas një debati verbal në telefon me bashkëshortin e saj, i cili prej një viti jeton ne shtetin grek, ka telefonuar vëllanë dhe e ka vënë në dijeni të aktit që do të kryente, ndërsa i ka kërkuar që të kujdesej për fëmijët e saj të mitur. Pas telefonatës, vëllai i 41-vjeçares ka mbërritur në banesë, ku e ka gjetur në gjendje mjaft të rënduar, ku fillimisht e ka dërguar në spitalin Rajonal Berat e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku dhe humbi jetën disa minuta pasi kishte mbërritur.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan 41-vjeçaren drejt aktit ekstrem të vetëflijimit, ndërkohë që në lajmërimin e vdekjes nuk përmendej emri i bashkëshortit, por vetëm i fëmijëve dhe i vëllait.

Sipas burimeve brenda familjes, në momentet e fundit të jetës nëna e dy fëmijëve ka kërkuar që ta varrosnin në fshatin Banaj, ku dhe ka prejardhjen dhe jeton aktualisht familja e saj.

Ky është rasti i dytë i helmimit me fostoksinë në vetëm pak ditë.

 

Top Channel