43-vjeçari humbi jetën pas kontaktit me rrymën/ Zbardhet dinamika, viktima u mbajt në shtyllën e ndriçimit kur po kalonte rrugën e përmbytur

0
2

Dalin detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 6 të qytetit të Durrësit, ku një person humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas burimeve të konfirmuara, viktima është Bardhyl Kaloshi, 43 vjeç, banor i zonës, i cili dyshohet se është goditur nga rryma elektrike teksa kalonte në një rrugë të përmbytur

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në një segment rrugor që ishte mbuluar nga uji për shkak të reshjeve të natës. Kaloshi dyshohet se ka tentuar të mbahet te një shtyllë ndriçimi, por aty ka pasur shkarkim  të rrymës, e cila ka rezultuar fatale për të.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në momentin e incidentit, nivelet e ujit në rrugë ishin të konsiderueshme, duke rritur rrezikun e kontaktit me instalime elektrike.

 

 

(BalkanWeb)