Pesë adoleshentë, të moshave 13 deri në 16 vjeç, janë arrestuar nga policia greke pasi kanë tentuar të përdhunojnë një shoqe të klasës së tyre në oboriin e shkollës. Mediat fqinje raportojnë se mes 5 të arrestuarve është edhe një shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme. Ka qenë nëna e të miturës, një 45-vjeçare ajo që bëri denoncimin në polici për tentativën e përdhunimit të vajzës së saj.
“Në orën 11 të mëngjesit të së mërkurës, vajza ndodhej në oborrin e gjimnazit, pesë shokë të mitur të klasës, duke vepruar së bashku, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë rrahur në gjoks dhe organet gjenitale,”- ka thënë ajo.
Vajza, duke rezistuar, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka arritur të identifikojë dhe arrestojë anëtarët e grupit dhe prindërit e tyre teksa ndodheshin në shtëpi. Ata janë dy 15-vjeçarë, një 16-vjeçar rom, një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar nga Shqipëria.