5 të vdekur në 24 orë, ndërron jetë edhe një 42-vjeçar te Infektivi

0
266

5 është bilanci i viktimave nga COVID brenda 24 orësh.

Sipas informacioneve më të fundit, ka ndërruar jetë edhe një 42 vjeçar i shtruar te Infektivi duke e çuar në 102 numrin total të personave që kanë humbur jetën me virusin.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj, siç informoi MSH, u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante.

E reja që vuante nga sindromi metabolik dhe nuk mundi të mbijetojë.

Gjithashtu, brenda 24 orëve të fundit, kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar.

Newsbomb