5 viktima dhe 274 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Itali

0
237

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar pozitivë 274 raste.

79 nga këto raste u konfirmuan në rajonin e Lombardisë.

Lombardia nuk shënoi asnjë viktimë, dukë lënë të pandryshuar bilancin prej 16 801 vdekjesh që nga fillimi i pandemisë.

Italia ka regjistruar 35.102 viktima në total, ndërsa numërohen 245.864 të infektuar./abcnews.al