5 vite SPAK/ “Drejtësia nuk njeh anë dhe kah!”, Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm! 1036 persona nën hetim për korrupsion

0
2

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbush sot 5 vite nga krijimi.

Në fjalën e tij, kreu i SPAK Altin Dumani, u shpreh se drejtësia nuk njeh anë dhe kah dhe nuk ka persona të paprekshëm

“Lidhur me korrupsionit, janë 1036 persona nën hetim, 61 zyrtar të nivelit shumë të lartë dhe 70 përqind e tyre janë dërguar për gjykim.

Janë ngritur 42 skuadra të përbashkëta hetimore në lidhje me bashkëpunimin me ndërkombëtarët.

 

 

Kemi sekuestruar 182 mln euro asete të përfituara në mënyra të paligjshme.

Kemi hetuar zyrtarë të të gjitha niveleve, mesazh që drejtësia nuk njeh anë dhe kah dhe nuk ka persona të paprekshëm”, tha ai.