5-vjetori i SPAK, zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Shqipëri

0
2

Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Përdëndimor, Alexandër Kasanof, bën vizitën e parë në Shqipëri.

Kasanof mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës.

Burime diplomatike konfirmuan për A2CNN se vizita e Kasanof në Shqipëri lidhet vetëm me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5 vjetorin e SPAK, që mbahet të enjten në kryeqytet. Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë në aktivitet, si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.

pas mbërritjes në Shqipëri vizitën e parë zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobar, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian është mbështetësi kryesor i reformës në drejtësi dhe pavarësisë së SPAK.

“Mendoj se kemi parë sondazhet e fundit se besimi në institucionet e drejtësisë është rritur edhe për të kuptuarit gjithashtu se institucionet e drejtësisë nuk janë më të ekspozuara si ishin më parë ndaj ndikimit politik dhe ndërhyrjeve politike.

Unë nuk shoh ndonjë anësi të veçantë politike në mënyrën se si po vepron SPAK. Unë e kam takuar zotin Dumani, është njeri me integritet të lartë. Ai po bën punën e tij. Nuk kërkon vemendje, nuk kërkon famë. Ai thjeshtë po bën punën e tij”, tha ambasadori Silvio Gonzato

Puna e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka shkaktuar jo pak reagime politike në vend, për shkak të hetimit, arrestimit apo dërgimit për gjykim të zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë në vend.

Aktualisht, një komision i posaçëm parlamentar për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen ka nisur punë për të çuar përpara reformat, por krijimi dhe puna e tij po ndiqen me vëmendje dhe jo pa shqetësim nga dy donatorët dhe mbështetësit e reformës në drejtësi, SHBA dhe BE.

Ndërkohë në fillim të tetorit Gjykata e Lartë, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftuan se nuk do të marrin pjesë me ekspertë në këtë komision. A2 CNN. (A2 T