50 000 viktima nga COVID-19 në Brazil, qindra të tjera në Meksikë dhe Indi

0
279

Për shkak të koronavirusit të ri, në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1 022 vdekje, në Meksikë 387 ndërsa në Indi 306.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 36 666 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1 067 579 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa me 1 022 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 49 976.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 215 793 raste dhe 12 494 vdekje nga COVID-19.

Ndërsa në Rio de Zhaneiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulos, virusi ka shkaktuar vdekjen e 8 824 personave dhe ka prekur 95 537 të tjerë.

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë 387 vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Meskikës njoftoi se me 387 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 20 781.

Ndërsa me 4 717 raste të reja është rritur në 175 202 numri i rasteve me COVID-19.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 dhe që janë shëruar pas diagnostikimit arrin në 131 686.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi 306 vdekje të reja nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë regjistruar 306 vdekje dhe 15 413 raste të reja me COVID-19.

Sipas lajmit në kanalin televiziv indian NDTV, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 15 413 raste të reja duke e rritur në 410 461 numrin e rasteve.

Me 306 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 13 254 numri i viktimave nga COVID-19.

Me shërimin e 13 254 personave ka arritur në 227 756 numri i personave të shëruar.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve./ a.jor.