58-vjeçari nga Korça merr me forcë në makinë partneren dhe e dhunon

0
2

Një 58-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka marrë me forcë në automjet një shtetase me të cilën ka pasur lidhje intime.

Sipas policisë u vu në pranga shtetasi L. G., banues në Korçë.

Gjithashtu 58-vjeçari akuzoeht se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. G., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka marrë me forcë në automjet, një shtetase me të cilën ka patur lidhje intime, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, thuhet në njoftimin zyrtar.