Milani ka treguar se nuk ia del të bindë lojtarët të qëndrojnë dhe pas ikjes së Donnarumma dhe Calhanoglu, një tjetër yll mund të largohet falas e të shkaktojë humbjen e radhës për drejtuesit kuqezinj.
Kontrata e “President Kessie” përfundon në verën e ardhshme dhe negociatat për rinovimin kanë mbërritur në një pikë kritike. Milani i ka ofruar 5.5 milionë euro neto, plus 1 milionë bonuse dhe lojtari nuk i është përgjigjur këtij propozimi.
Koha është e çmuar në të tilla raste dhe mediet italiane raportojnë se kuqezinjtë po “pleqërojnë” edhe idenë e të shiturit në janar mesfushorin. Shuma e fituar do ishte mjaft modeste, por e pranueshme prej faktit se pas 6 muajsh mund të ikë falas. /abcnews.al