6 marsi/ Mbaroi afati, KQZ po verifikon dokumentet për pastërtinë e figurës së kandidatëve

0
178

Ditën e sotme, 10 shkurt ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022. Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar në KQZ dokumentacionin 4 subjekte.

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë: 

Shkodër, zj. Majlinda Angoni

Durrës, zj. Emiriana Sako

Lushnje, zj. Eriselda Sefa

Rrogozhinë, z. Edison Memolla

Vorë, z. Blerim Shera

Dibër, z. Rahim Spahiu

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi

Bashkia Dibër, z. Luan Haka

Bashkia Vorë, z. Ymer Marku

Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa

Bashkia Durrës, z. Luan Hoti

Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana

Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi

Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia

Bashkia Durrës, z. Ardian Muka

Bashkia Lushnje, z. Elton Bano

Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:

Bashkia Durrës, z. Jonid Nano

Bashkia Dibër, z. Dritan Torba

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke verifikuar dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët, formularët e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të internetit.