6 marsi, Sali Berisha: Nesër mblidhet Komisioni i Rithemelimit

0
114

Sali Berisha njoftoi se Komisioni i Rithemelimit do mblidhet ditën e nesërme, 10 mars për të analizuar gjithë procesin zgjedhor të 6 marsit por edhe për të marrë vendime lidhur me datën 22 mars.

Berisha kishte njoftuar më herë se kuvendi i mbajtur më 11 dhjetor 2021 në Air Albania do përmbyllte punimet më 22 mars

Berisha: Nuk mund të shprehem paraprakisht se cili do jetë vendimi, por  ajo që nuk mund të fsheh është që gjatë këtyre 5 javëve të gjitha forcat e organit drejtues të PD kanë qenë të përqendruar në këtë fushatë elektorale në kushtet më të pabarabarta që mund të bëhej. Do bëhet një bilanc se në çfarë stadi është ecuria në të gjitha degët e tjera.

Berisha shtoi se nuk do ketë parti të re pasi nuk mundet të marrë peng pluralizmin politik një njeri.

ORA