6 nga 20 prokurorë në punë, Dhoma e Avokatisë në Elbasan: Nuk po shqyrtohen më çështjet penale

0
112

Dhoma e Avokatisë në Elbasan ngre shqetësimin për mungesën e prokurorëve në Prokurorinë e këtij qytetit.

Kryetari Demir Çiftja tregon së Prokuroria e Elbasanit po punon me minimumin e kapacitetit te sistemit  dhe pasojat bien mbi qytetarët për shkak se çështjet penale mbeten të pashqyrtuara.

Për këtë arsye tregon ai i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të bëjë zëvendësimet në Prokurorinë e Elbasanit, e cila për shkak të vetingut ky organ i akuzës ka mbetur vetëm me 6  prokurorë nga 20 që duhet të ketë.