David Marku, 6 vjeç, ishte protagonisti i protestës së sotme para kryeministrisë të mbajtur nga banorë të 4 lagjeve të Tiranës në mbrojtje të banesave të tyre që pritet të prishën nga autoritetit.
Fillimisht ai foli për mediat duke i bërë thirrje Kryeministrit Rama.
‘O xhaxhi Edi, mos na i prish shtëpitë, të lutem o xhaxh Edi. Xhaxhi di mos na i prish shtëpia të lutem shumë ne mezi i kemi bërë, s’kemi më shtëpi të tjera’, tha ai.
Më pas Davidi i ftoi të gjithë fëmijët e tjerë në protestë të mblidhen dhe të ngrinin edhe ata zërin e tyre.
‘Ne s’kemi më shtëpi të tjera. Mblidhuni këtu grup, hajdeni shpejt! Të gjithë duhet të flasim diçka. Të thërrasim xhaxhin Edin’, – i porosiste 6 vjeçari fëmijët e tjerë në protestë, duke i prekur të gjithë.