600 anëtarë në staf dhe 169 makina, por fëmijët e grua më të pasur indiane përdorin transportin publik

0
163

Një luks që vështirë të imagjinohet, mund të thuhet. Nita Ambani, është gruaja e indianit më të pasur në botë, Mukesh Ambani.

Ky i fundit zotëron kompaninë më të suksesshme në Indi, Reliance Industries. Pasuria e tij vlerësohet në 83 miliardë euro. Dhe sigurisht, çifti Ambani po shijojnë pasurinë e tyre. Le të shohim se çfarë ka Nita për të cilën ne vetëm mund të ëndërrojmë.

Në garazhin e saj ka 169 vetura dhe shtëpia ku jeton me të shoqin kap vlerën e një miliard euro. Rreth 600 anëtarë të stafit kujdesen që gjithçka të rregullohet, pastrohet, gatuhet dhe shumë gjëra të tjera; nga pastruesit, kamerierët dhe instruktorët e fitnesit. Për shembull, një herë ajo porositi 25,000 enë ari për t’u shërbyer mysafirëve.

Nita Ambani, një mësuese dhe stiliste, pëlqen të shpenzojë para për sende luksoze dhe ka një shije të hollë në çantat e dorës. Ajo ka paguar 350 mijë euro për çantën Hermes. Ndërsa burri i bleu asaj një Maybach 62 luksoz dhe miliarderi i dhuroi një avion reaktiv me vlerë 60 milionë euro. 59-vjeçarja indiane zakonisht shfaqet në publik me veshje tradicionale, por Cartier, Bulgari dhe Gucci janë ndër markat e saj të preferuara të modës.

Nita Ambani njihet edhe për punën e saj bamirëse. Ajo themeloi një shkollë dhe një spital në Mumbai, dhe çifti ndau 68 milionë euro për ndihmë gjatë pandemisë. Çifti më i pasur indian është i martuar prej 37 vitesh dhe kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, të cilët janë rritur në mënyrë shumë strikte sipas rregullave rigoroze. Nita këmbënguli se fëmijët rriteshin në kushte modeste, se merrnin një ndihmë të vogël gjatë rritjes, se përdornin transportin publik dhe se kishin kufizime të rrepta për të dalë./abcnews.al