Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga “mbledhja në WhatsApp ” që bëri me urgjencë kryebashkiaku Llatja për të miratuar një projekt me vlerë fillestare 600 milionë lekë që do të fillojë në Shtator të vitit 2024 dhe do të përfundojë në Gusht 2026 ende nuk ka një reagim publik në lidhje me këtë propozim i cili u votua nga antarët e këshillit bashkiak të Partisë Socialiste .
Të shumta kanë qenë reagimet dhe pikëpyetjet në lidhje me këtë projekt i cili synon energjinë e gjelbër në 20 ndërtesa në lagjen Vullnetari por që mbetet ende mister arsyeja se si projekti do fillojë në vitin 2024 kur është miratuar në Shkurt 2025???
Përse mungon transparenca për këtë projekt i cili supozohet se është në dobi të disa familjeve elbasanase?
Kur do të fillojë saktësisht pasi Shtator 2024 ka 6 muaj që ka kaluar? Nëse ka filluar në Shtator 2024 si kërkohet miratimi në Shkurt 2025 ?
A do ta miratojë Prefekti i qarkut Elbasan një vendim këshilli bashkiak marrë nga chati i WhatsApp dhe që mbart shumë pikëpyetje?