63-vjeçarja humbi jetën në urgjencën e Elbasanit, nis hetimi për dy mjeket e pavionit

0
2

Dy mjekë të pavionit të urgjencës në Elbasan janë proceduar penalisht nga prokuroria, pas vdekjes së një pacienteje në këtë spital.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetaset E. R. dhe Xh. T., të cilat po hetohen pas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. T., e cila pretendon se nëna e saj, L. Gj., 63 vjeçe, ka humbur jetën në këtë pavion si pasojë e pakujdesisë gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në ambientet e Urgjencës së spitalit të Elbasanit, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të humbjes së jetës së 63-vjeçares.

GEAR Sh.p.k