65-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor

0
2

Një grua 65 vjeçe ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

Ngjarja u regjistrua në lagjen 8 të qytetit, në një pallat pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se gruaja ka rënë nga dritarja e tualetit, por ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.