Një telenovelë me shumë intriga, kthesa, skenarë dhe një viktimë në fshatrat e Korçës. Protagoniste është 18-vjeçarja Tina Pajollari, e cila dyshohet për një lidhje me Valter Mollajn.
Por, ndërkohë që Tina i kishte dhënë sinjale edhe Martin Çeços, i cili kërkonte ta merrte për nuse. Velter Mollaj, duke përdorur si karrem Tina Pajollarin, mori në makinë Valter Çeçon, duke e vrarë me litar në fyt në sendilen e parë të makinës. Trupin e 26-vjeçarit Martin Çeços e hodhën në liqen.
Policia arrestoi Mollajn dhe dy bashkëpunorë të tij, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo.
Tre javë më parë, Tina u martua me shpejtësi me Artion Ferraj nga Vlora, por që punonte si bari në Korçë. Ferraj sillet nëpër fshat dhe pret që të dalë Tina nga burgu, pas arrestimit si bashkëpuntore në krim.
Në skenë doli edhe ish kunati i Tina Pajollarit,
Xhoni Potka, i cili u lakua që i kishte kërkuar Mertin Çeços 2.5 milionë lekë për ta lidhur me Tinën. Dyshohet se Potka përdorte një Facebook të Tinës, duke folur me Çeçon sikur ishte kunata e tij.
Por, edhe Xhoni Potkën e kishte braktisur gruaja, Sibora Potka (Pajollari), duke i lënë dy fëmijë të vegjël në shtëpi.
Prapaskena mëson se Sibora, motra e Tina Pajollarit, ia ka mbathur Mikel Cycllarin, i cili idhte gjithashtu i martuar. Cycllari është dënuar në vitin 2016 me 7.6 vite burg për trafik droge dhe armë pa leje.
Megjitjatë, Miranda Pajollari, mamaja e Tina dhe Sibora Pajollari, thotë se çupat i ka të pafajshme.
“I bëri ftesa ai, çupa nuk ja pranoi. Një e dy, dhe çupa se pranoi. Pastaj se ç’na futën në ngatërresa ata (policia) që hodhëm atë firmën. Pa shkollë jam pa gjë, firmën me zor e hodha. Na kërcënonin kur e shpura çupën në fillim. Na erdhën, na morën në 12 të natës, çupën e godisnin, e rrinin.
Ne jemi të pafajshëm si ne dhe djemtë. Mua më kanë ndihmuar me bukë me të tëra, janë të pafajshëm dhe çupa dhe ata nuk kanë bërë asgjë. E morën çupën 3-4 herë andej, ne nuk e dinim atë vend. Nuk ja kishim idenë se ku ishte (rezervuari), çupa qante. Ne bashkëpunonim tha (cupa) po ata e morën për tjetër gjë se ne ata (kushërinjtë Molloaj) na ndihmonin. Unë kam 4 fëmijë.
Thonin ‘ka të dashur Valter Mollajn’. Ai e ka si çupë. Dua të dalë çupa. Janë të pafajshëm. Dua cupën. Burri e kërkon është i sëmurë do çupën. Edhe atë firma që hodha, na kërcënuan na mbajtën 24 orë aty. Çupa ka 2 javë që është martuar kam dhëndrin këtu.
Burrin e ka nga Vlora. Telefonin ja kanë marrë në polici edhe telefonin e dytë ja kanë marrë. Më kanë marrë dhe djalin, ai 13 vjeç. I bëj thirrje shtetit të nxjerrë të vërtetën se çupa është e pafajshme bashkë me të tjerët”, tha nëna.
Ndërsa i fejuari i Tina Pajollarit, Artion Ferraj ka pranuar të flasë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe të dëshmojë se kur vendosi nisjen e lidhjen e tij, pavarësisht se kjo e fundit ndodhej në “mesin” e akuzave për vrasjen e Martin Çeços. Ai ka treguar se njihet me Tinën prej 3 muajsh.
“Unë jetoj në Marjan prej dy vitesh dhe merrem me bagëti këtu në mal. Njihem prej 3 muajsh me Tina Pajollarin, kemi folur prej 15 ditësh në telefon dhe pastaj jemi takuar. Më pas jemi lidhur, qëndruam prej 15 ditësh në fshat dhe pastaj e mora në shpi. Ne të martuar nuk jemi me letra, por familjes së saj iu thashë që unë Tinën do ta marr për nuse.
Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për vrasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme.
Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim”’, është shprehur i fejuari i Tina Pajollarit, për emisionin ‘Uniko’.