7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 në Spitalin e Traumës

0
2

7 efektivë policie janë dëmtuar gjatë protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, raporton A2CNN.

5 efektivë janë paraqitur dhe po ekzaminohen në Spitalin e Traumës. Ndërkaq dy efektivë policie janë paraqitur pranë shërbimit të Djegie-Plastikës.

Gjendja e tyre paraqitet stabël.

Përplasje u shënuan gjatë protestës së sotme, ku protestuesit hodhën molotov në drejtim të kordonit policor, ndërsa efektivët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe makina me ujë. (A2 Televizion)