2020
Shumë patologji mund të luftohen me disa fruta kryesore dhe mund t’ju ndihmojnë për të jetuar më mirë. Ato kanë veti të rëndësishme dhe ndonjëherë të habitshme për trupin e njeriut. Ndër frutat më të njohura është arra e kokosit. Ajo është një suplement i çmuar i kripërave minerale, prandaj është ideal për të gjithë ata që merren me sport.
Avokado nga ana tjetër është i pasur me acid folik dhe prandaj rekomandohet për gratë shtatzëna sepse parandalon disa probleme fizike në fetus. Sidoqoftë, vlen edhe për ata që vuajnë nga kolesteroli i lartë. Gjithashtu dhe mango është i rëndësishëm pasi që përmban vitaminë A, vitaminë B, vitaminë C, Omega 3, acide yndyrore, betakarotinë dhe polifenole.
Ndër frutat më të zakonshëm, është dhe kivi që përmban dy herë më shumë vitaminë C sesa portokallet dhe janë të pasura me kalium. Boronicat kanë veti antioksiduese dhe për këtë arsye luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen. Ata gjithashtu janë të pasura me fibra duke e bërë më të lehtë tretjen.
Fruti i pasionit ose maracuja: duket si një vezë dhe është e pasur me fara që përmbajnë shumë fibra, antioksidantë dhe fitosterole. Ul nivelet e kolesterolit në gjak, por gjithashtu ka një sasi të rëndësishme të vitaminave C dhe E. xh.d/abcnews.al