700 arka dhe 8 thasë me boçe kanabisi, dalin pamjet e aksionit të policisë në serën e hashashit në Berat (VIDEO)

0
114

Policia e shtetit ka publikuar sot pamjet e operacionit “Stuhia” në Berat pasi u zbuluan sera me kanabis dhe që çuna në arrestimin e 11 personave dhe ndalimin e dhjetëra grave që vinin  nga kryeqyteti të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale,700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe 8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.

Ndërkohë në pamjet e publikuara duken edhe thasët dhe arkat me kanabis si edhe persona që e ruanin me armë lëndën narkotike