71-vjeçari tenton të pë*dhunojë një vajzë 9-vjeçare, bie në pranga! E ëma , ishte tmerr

0
71

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 71-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një 9-vjeçare.

Sipas deklarimeve, bëhet me dije se i moshuari Pëllumb Lamçe, 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, e ka zhveshur 9-vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Mësohet se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur në moshë, që i ka parë në këndi i lojërave tek shkolla e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.

Sipas banorëve, i moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.

71-vjeçari ra në prangat e policisë ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin.

Zbardhen detajet, nga deklarimet në polici të banores që shpëtoi vajzën e mitur nga abuzuesi.

“Ishte mesditë rreth orës 13:30,pashë nga larg një situatë të sikletshme.

Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur.

Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.

Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Ishte gati për të kryer marrdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.

71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen.

Nga ana tjetër sipas burimeve nga policia po hetohet nëse 71 vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë me radhe duke i thënë se do t’i jepte lekë”, tha dëshmitarja.