8-Marsi, dita Ndërkombëtare e Gruas! Edhe sa gra të vrara?

0
2

Me siguri këtë 8-Mars do të hasni radhë të gjata njerëzish nëpër dyqane lulesh dhe rrugës do ‘deheni’ nga era e trëndafilave shumëngjyrëse.

Ashtu sikurse është traditë në Shqipëri, 8-Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet me urime, përqafime dhe dhurata sepse sigurisht nënat dhe gratë e meritojnë.

Por, teksa arsyet e urimeve janë të mëdha, këtë 8 Mars, në ditën e Gruas duhet kthyer koka pas për të gjitha ato gra që nuk jetojnë jo sepse fati e tyre e deshi, por e deshën duart e një burri.

Ndoshta ky 8 mars duhet të shërbejë si reflektim për të gjitha ato gra që nuk u mbrojtën dot dhe sot u duhet treguar gjithë atyre që vuajnë nga dhuna, të tregohen të guximshme dhe të denoncojnë për të shpëtuar jetën e tyre.

Në vitin që lamë pas, fytyrat e këtyre vajzave dhe grave na kujtojnë se përse duhet ngritur zëri në rastet e çfarëdo lloj dhune ndaj vajzave dhe grave, dhe jo vetëm.

2 Janar 2024, vetëflijohet Bedrie Loka në Sukth të Durrësit. Dënohet me 10 vite burg bashkëshorti për shkaktim vetëvrasjeje, e dhunonte dhe denigronte.

11 shkurt 2024, 27-vjeçarja Sibela Abedini hidhet nga kati i katërt i banesës në Kamëz. Arrestohet personi që i shkaktoi vetëvrasjen, e shantazhonte me fotot në rrjete sociale.

11 shkurt 2024, Ike Sokoli 75 vjeç dhunohet për vdekje nga i biri 35-vjeçar në Rrogozhinë.

2 maj 2024, Kleoniqi Ilia 88 vjeçe dhunohet për vdekje nga bashkëfshatari në Dropull.

4 maj 2024. Shkodër, vetëflijohet Alma Arrazi. Nëna me 3 fëmijët mbytet në Bunë. Arrestohet bashkëshorti për shkaktim vetëvrasjeje.

13 maj 2024. Gjylije Dani, 88 vjeçe vritet me thikë nga djali në Lezhë

6 gusht 2024. Shano Islami 66 vjeçe vritet nga bashkëshorti në Konispol

19 gusht 2024, Saragih Indah Lilis Sartika nga Indonezia vritet nga bashkëshorti në Tiranë

16 maj 2024, shqiptarja Enkelejda Danaj, 40 vjeçe masakrohet me thikë nga bashkëshorti në mes të Athinës

29 nëntor 2024, shqiptarja Alba Cenko masakrohet me çekiç bashkëshorti në Greqi. Ia fshehu trupin 1 javë në papafingo

9 tetor 2024, 24 vjeçarja shqiptare Eleonora Toci vritet në sy të fëmijëve nga bashkëshorti në Itali

18 shkurt 2025, Anila Ndoka qëllohet me armë nga bashkëjetuesi, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital

27 shkurt 2025, palestinezja Ryyan Alwan 24 vjeçe vritet nga babai në Tiranë