8 Marsi i Valbonës dhe Sidoreles, grave nën uniformën e policisë

0
136

Prej vitit 1992 Valbona Çeka nuk e ka hequr asnjëherë uniformën e Policisë së Shtetit.

Ajo i ka dedikuar jetën profesionit, dhe teksa shërben në Elbasan thotë se ndihet e lumtur teksa i shërben qytetarëve.

Por përtej profesionit, ajo është edhe nënë e vetme dhe shprehet se kjo punë ka edhe sfidat e veta.

“Kuptohet që ka lodhje, mbingarkesë sepse unë jam nënë e një fëmije dhe nuk është e lehtë. Nga turni i tretë, sa lë shërbimin të shkosh në shtëpi me fëmijë, është shumë e vështirë, por ja kam dalë“, tha ajo.

Teksa Valbona ka kaluar 30 herë 8 marsin në punë, për Sidorela Disanin është hera e parë.

“Gëzuar të gjitha nënave shqiptare”, tha Disani.

Ajo është bërë pjesë e policisë rreth 3 muaj më parë, ndërsa shprehet se nuk është penduar për vendimin.

“Ndihem shumë mirë. Si fillim kam ardhur në Elbasan nga Tirana, u ambientova me ambientin e punës, çdo gjë që e nisa e nisa me dëshirë dhe vullnet. Tani arrita këtu“, shtoi ajo.

8 marsi në të gjithë botën njihet si dita e grave dhe vajzave, ndërsa në shumë vende të botës ato protestojnë për më shumë të drejta.