8 Marsi, Policia Rrugore Berat surprizon gratë, dhuron lule për drejtueset femra në timon

0
2

8 Marsi, festa e gruas, ka sjellë sot një atmosferë të veçantë në rrugët e qytetit.

Policia e Beratit ka vendosur të surprizojë sot të gjitha drejtueset femra në timon, që qarkullojnë në rrugët e qytetit.

Kanë qënë efektivët e qarkullimit rrugor që, pasi i kanë ndaluar me justifikimin për tu kërkuar dokumentacionin, i kanë surprizuar gratë dhe nënat duke ju dhuruar nga një lule.

 

Kjo nismë speciale e Policisë së Beratit vijoi për rreth 2 orë në rrugët e qytetit, duke dhuruar jo vetëm emocione dhe shumë mirënjohje për gratë por duke krijuar edhe një atmosferë të veçantë në rrugët e qytetit.