80 degë drejt mbylljes, të rinjtë braktisin profesionet klasike, orientohen nga tregu i punës

0
378

80 programe studimi në universitetet publike dhe private po shkojnë drejt mbylljes. Këtë vit akademik  rezultoi se secilën prej këtyre degëve janë regjistruar jo më shumë se 5 studentë. Kryesisht bëhet fjale për degë të bujqësisë në Tiranë e rrethe,  për degë të gjuhëve tëhuaja dhe mësuesi.

Pas përfundimit edhe të raundit të tretë të regjistrimeve, disa universitete vendosën ti mbyllin këto degë dhe studentët ti transferojnë në programe të tjera. Afro 21 mijë studentë frekuentojnë universitetet publike dhe private në Shqipëri.

Por rritja e programeve të studimit vitet e fundit,  në 650 degë,  ka bërë që shumë prej shkollave të larta të përballen me rrezikun e mbylljes së tyre. Ndërsa ekstremi tjetër ndodh me degët  më të kërkuara  nga tregu i punës, vendas dhe i huaj, aty ku janë regjistruar më shumë të rinj.

Rreziku i mbylljes së disa degëve klasike si mësuesia dhe programe të tjera të domosdoshme për vendin kanë nxjerrë në pah nevojën për politika të reja në arsimin e lartë. Vetë drejtuesit e universiteteve kanë hedhur idenë e profilizimit të shkollave të larta.