Real Madridi është renditur sërish si klubi i futbollit më i shtrenjtë në botë.
“Forbes” ka publikuar një listë me tetë klubet më të shtrenjta nga futbollit, teksa ka renditur 14 herë fituesit e Ligës së Kampionëve pak përpara Barcelonës, transmeton Gazeta Express.
Los Blancos” vlerësohen me 5.1 miliardë dollarë, 350 milionë dollarë më shumë se vitin e kaluar. Kjo do të thotë se vlera e Madridit është rritur me 8%.
Barcelona renditet e dyta me 5 miliardë dollarë. Manchester United vjen pastaj me 4.6 miliardë dollarë.
Liverpool (4.45 miliardë dollarë) dhe Bayern Munich (4.28 miliardë dollarë) kompletojnë pesëshen e parë.
Në pozitën e gjashtë renditet Manchester City me një vlerësim prej 4.25 miliardë dollarësh, teksa Paris Saint-Germain është në pozitën e shtatë me 3.2 miliardë dollarë.
Lista është mbyllur me Chelsean, që është vlerësuar me 3.1 miliardë dollarë. /Gazeta Express/